“Kontrolle në banesa dhe makina”, policia jep detajet: I riu në Lezhë...

“Kontrolle në banesa dhe makina”, policia jep detajet: I riu në Lezhë u kap me arsenal armësh

213
0
Shares

Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë një 25-vjeçari me iniciale A.H. Policia bën me dije se në makinën e tij janë gjetur një automatik, fishekë dhe mjete të tjera luftarake si 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës dhe një palë dylbi.

Në pranga një shtetas si dhe procedohet penalisht një tjetër. Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje” , si dhe proceduan penalisht shtetasin Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” , pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme”,njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY