“Do bëhet përleshje e madhe në Laknas”, banorët me hunj në duar...

“Do bëhet përleshje e madhe në Laknas”, banorët me hunj në duar përplasen me policinë, një grua humb ndjenjat

102
0
Shares

Përplasje mes banorëve dhe policisë së shtetit raportohen në  Laknas.  Sipas burimeve nga mediat, tensionet kane nisur pas ardhjes së policisë, e cila kërkon të presë pemët në këtë zonë.

FaxWeb shkruan se një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas. Firma private shoqërohet për të prerë pyjet me polici private dhe me policinë e shtetit.

Qytetarët raportojnë se të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë masakër mjedisore, dhe se po bëhet përleshje e madhe me policinë, ku dhe një grua raportohet se ka humbur ndjenjat.

Banorët shprehen se sa i përket thertores, kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive.

“Tani ne Laknas, tek “Plepat e Brukes”, kane shkuar serish ajo firma per te prere pyjet, me polici private dhe policine e shtetit. Te gjithe banoret po dalin ne rruge dhe do behet nje perleshje e madhe.”- shkruan qytetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY