DETAJE/Shiste kokainë në rrugën e Durrësit, si ra në pranga 41-vjeçari

DETAJE/Shiste kokainë në rrugën e Durrësit, si ra në pranga 41-vjeçari

69
0
Shares

Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ushtronte veprimtari kriminale. Sipas policisë, ky person shpërndante drogë në Tiranë.

Burime zyrtare theksojnë se ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit.

Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “HOSTAGE”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, telefona celularë dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në pranga 41-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të voga, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas u shiste personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në qytetin e Tiranës, lëndë narkotike droga të forta, kryesisht kokainë, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Mbi bazën e këtyre infromacioneve dhe pas një pune intensive, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “HOSTAGE”, si rezualtat i të cilit u kap në flagrancë shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë operacionit, me doza lënde narkotike kokainë, e gatshme për t’u hedhur në treg në rrugën e Durrësit. Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të dyshuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për lëndën narkotike personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY