MESAZHI/”Nuk e kisha në plan të shkoja në stadium”, Meta inkurajon Kombëtaren:...

MESAZHI/”Nuk e kisha në plan të shkoja në stadium”, Meta inkurajon Kombëtaren: Sot me ju…

36
0
Shares

Presidenti Ilir Meta është ndalur tek takimi i sotëm i futbollit Shqipëri-Islandë, ku konfirmoi se do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena”. Meta ka vendosur të inkurajojë skuadrën kuqezi, duke iu kujtuar shembullin e Kosovës.

Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.
Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!🇦🇱👐”, shkruan Meta.

Kombetarja sot perballet ne Ebasan me Islandën, ndërsa formacionet dhe skemën, trajneri Reja i lançoi ditën e djeshme, ku ne sy ra largimi i Mavrajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY