Shqiptarët tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

Shqiptarët tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve

115
0
Shares

Shqiptarët janë tifozët e tretë për nga numri, pas gjermanëve dhe anglezëve u evidentua sot gjatë një takimi në ministrinë e Brendshme mes ministrit Taulant Balla dhe ambasadorit gjerman në Tiranë, Karlfried Bergner.

Ndërsa kanë mbetur edhe 85 ditë nga Euro 2024, Ministri Balla dhe Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Bergner u takuan sot me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka nënshkruar ndërkohë një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë federale gjermane lidhur me kontributin që Shqipëria do të japë për mbarëvajtjen e eventit më të madh sportiv europian të këtij viti.

Ministri Balla falenderoi Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme edhe në kuadër të ndihmës për Policinë (me fokus të veçantë RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Policia kufitare etj) dhe ju kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin përgjegjësitë për angazhimet e përbashkëta edhe në kuadër të Euro 2024.

Ambasadori Bergner dhe Ministri Balla konfirmuan se shtetasit shqiptarë janë tifozët e tretë në rënditje, pas atyre gjermanë dhe anglezë, për numrin e biletave të blera gjatë 51 ndeshjeve të këtij turneu futbollistik. Ministri Balla nuk nguroi t’i thotë Ambasadorit gjerman se Gjermania duhet të ndihet me fat që nuk është në një grup me Shqipërinë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY