DETAJE/Fitim prej 250 mijë eurosh, si u kap shqiptari me kokainë në...

DETAJE/Fitim prej 250 mijë eurosh, si u kap shqiptari me kokainë në Itali: Çfarë e nxorri zbuluar

89
0
Shares

Një 33 vjeçar me orgjinë shqiptare u arrestua nga policia italiane pasi u kap me lëndë narkotike kokainë.Kërkimet e mëpasme në makinën e tregtarit të drogës dhe më pas në shtëpinë e tij në zonën e Santa Veneranda, i çuan karabinierët të zbulojnë një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat.

Shqiptari  me iniciale B.M, u kap në flagrancë nga policia në Pesaro, teksa i jepte dy doza kokainë një vendasi në këmbim të 200 eurove.Droga ishte e fshehur në një zgavër të posaçme jashtë ndërtesës.Sasia e sekuestruar e drogës do t’i kishte dhënë shqiptarit një shumë parash prej 250 mijë eurosh.

Gjatë aksionit u kap rreth 1 kg kokainë e pastër e ndarë në pako, ndërsa u sekuestruan edhe peshore elektronike dhe lëndë për prerjen e kokainës. Gjithashtu, policia kapi edhe një sasi prej 10 mijë eurosh që besohet të jenë të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike. Shtetasi shqiptar u arrestua dhe u shoqërua në dje në burgun e Pesaros.

Identifikimi i shqiptar u bë gjatë orëve të vona të pasdites së të premtes në periferi të qytetit, për shkak të lëvizjeve të dyshimta të tij dhe takimet e shpejta me shoferë në kryqëzime ku u jepte kokainën e cilësisë së pastër për 100 euro doza.

Shqiptari i arrestuar banues në Santa Veneranda, prej kohësh është vendosur atje me gruan dhe fëmijët e tij të vegjël, ligjërisht i papunë pavarësisht se jeton prej 15 vitesh në Itali.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY