Prokuroria vihet në lëvizje për Agim Kajmakun, ja çfarë i kërkon PD-së

Prokuroria vihet në lëvizje për Agim Kajmakun, ja çfarë i kërkon PD-së

50
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Partisë Demokratike t’i vë në dispozicion të gjitha materialet që ajo ka për Agim Kajmakun, kryetarin e Bashkisë së Vorës që PD e akuzon se është arrestuar në 2013-ën nga autoritetet greke për falsifikim parash dhe i është shmangur drejtësisë në gjithë këto vite duke ndryshuar emrin.

Është pikërisht Njësia e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, që i ka bërë kërkesën Partisë Demokratike, pasi dje, sekretari  Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi publikoi dokumentet e prokurorisë dhe gjykatës së Janinës që sipas tyre tregonin të gjithë historikun e shmangies nga drejtësia që ka bërë Kajmaku, përmes emrit grek që sipas PD-së mbante në ato vite, Jorgo Toto.

Një ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme dërgoi letërporosi autoriteteve greke për dosjen e Jorgo Totos, dhe nëse ai është i njëjti person me kryebashkiakun e Vorës, i cili duhet theksuar se më herët kur ka emigruar në Greqi në vitet 2000, e ka ndërruar emrin në Jorgo Toto.

Agim Kajmaku nuk ka shkruar në formularin e vetëdeklarimit që të ketë qenë ndonjëherë i hetuar, gjykuar, apo arrestuar. Nëse kjo del të jetë gënjeshtër, Kajmaku rrezikon të preket edhe nga ligji i dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY