“Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama”, Bardhi: Të sqarojë pse nuk ka shkelur në Itali për 10 vjet

Ndaje

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka risjellë e njëherë në vëmendje çështjen e Valdin Pjetrit, për të cilën PD ka denoncuar vazhdimisht të shkuarën e tij.

Bardhi thotë se Pjetri vazhdon të heshtë pas fshehjes së të shkuarës ne formularin e dekriminalizimit. Bardhi shton se ai bashkë me Edi Ramen bejne sikur nuk degjojne kerkesen e PD drejtuar Prokurorise per verifikim.

Deklarata e Gazment Bardhit:

Edi Rama, prapë ti?

Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Pastisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.

Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit. Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime?

Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij.

Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë!

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje