Tjetër aksident, makina benz përplas fuoristradën, 8 persona të plagosur

Tjetër aksident, makina benz përplas fuoristradën, 8 persona të plagosur

71
0
Shares

8 persona janë plagosur si pasoje e një aksidenti të rëndë ndodhur në aksin rrugor Gjashtë-Sarandë.  Sipas policisë, është arestuar 28-vjeçari i cili ka goditur Benzin ku udhëtonin 8 persona.

NJOFTIMI 

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin:

L. Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.

Si pasoje kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
(Total: janë dëmtuar 8 persona)

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY