DETAJE/Viktima i pafajshëm në Kavajë babai i tre fëmijëve, si lindi sherri...

DETAJE/Viktima i pafajshëm në Kavajë babai i tre fëmijëve, si lindi sherri mes dy bandave

151
0
Shares

Ramazan Hasalliu, rreth 50 vjeç, mbeti viktimë pas përplasjeve me armë në Kavajë. Sherri i momentit mes dy bandave degradoi në të shtëna arme, që sollën plagosjen dhe të njerëzve të pafajshëm.

Një prej tyre ishte dhe Hasalliu, i cili qëlloi të ishte kalimtar në ato moment afër lokalit ku bandat shtinë me armë ndaj njëri-tjetrit.

Ramazan Hasalliu në dorë mbante një bukë që sapo e kishte blerë. Hasalliu po i drejtohej banesës, por jeta e tij u pre në mes për shkak të plumbave të dy bandave kriminale.

Hasalliu ishte baba i tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Kishte mbi 40 vite që jetonte në Kavajë dhe puna e tij ishte roje nate në një biznes privat të qytetit të vogël shqiptar.

Banorët e zones deklaruar për median duke thënë se plumbat shkonin kudo, madje edhe disa makina që ndodheshin dhjetëra metra larg u goditën nga fishekët. Dy plumba i morën jetën Ramazan Hasalliut.

Sherri mes vëllezërve

Vëllezërit Eraldo dhe Elio Hyka së bashku me Rustem dhe Elton Dedej, gjithashtu vëllezër me njëri-tjetrin, ndodheshin në lokalin e tyre (të Dedejve) për tu sqaruar me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliu. Janë përplasur fillimisht me grushte dhe më pas kanë nxjerrë armët duke qëlluar me të paktën 15 plumba kundër njëri-tjetrit.

Si pasojë e të shtënave, 7 persona u plagosën, përfshi këtu edhe vëllezërit e përfshirë në konflikt Rustem dhe Elton Dedej, që aktualisht ndodhen në Spitalin e Durrësit. Sherri i hershmë mes të rinjve ka nisur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY