Nuk pranoi ftesën e Metës, Rama bën “lojëra fjalësh”: Selia e opozitës...

Nuk pranoi ftesën e Metës, Rama bën “lojëra fjalësh”: Selia e opozitës rrugore është Presidenca…

35
0
Shares

Kryeministri  Edi Rama refuzoi ftesën e Presidentit Meta, i cili më herët e ftoi për të dialoguar lidhur me situatën politike.

Rama ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale, duke mos shfaqur asnjë lloj terheqje dhe as një lloj zgjidhje lidhur me këto zhvillime.

Lidhur me takimet që Meta zhvilloi me partitë aleate, Ramës i ka mjaftuar që ta cilësojë si selia e opozitës presidencës, ndërsa shkruan se të gjithë duhet të qeshim me ta.

Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj
Çfarë karnevalesh politike

Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën,duke votuar ose mosvotuar,por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë, një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”,-shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY