FOTO/”Ka punuar Doktor Berisha”, Ndjekësit thumbojnë Arminën për pushimet, ja si u...

FOTO/”Ka punuar Doktor Berisha”, Ndjekësit thumbojnë Arminën për pushimet, ja si u përgjigjet blogerja

93
0
Shares

Disa komente jo të mira ndaj Armina Mevlanit, kanë bërë që kjo e fundit tiu kthehet njëherë e mirë.

Komentet janë bërë lidhur me pushimet e saj të shumta. Këtë herë, blogerja është stacionuar në ishujt grekë, ku nuk heziton te hedhë foto dhe video te shumta. Pikërisht, kaq kanë mjaftuar për ta thumbuar lidhur me paratë dhe luksin e blogeres.

Sikurse dihet, tashmë është zyrtare lidhja e Arminës me Shkëlzen Berishën, dhe shumë ndjekës e lidhin jetën e luksit që bën bloggerja me familjen Berisha.

“Ka punuar doktor Berisha të vesh në vendet më të shtrenjta për pushime”- i ka shkruar një nga ndjekësit në Instagram.

Përgjigja e Arminës nuk ka vonuar, duke u bërë të qartë sesi ajo vete me pushime dhe ku I gjen të ardhurat.

“Ne fakt me shoqerinë time kam udhëtuar që 17 vjeç . Komente pa kuptim. Pse nuk merreni me gjendjen aktuale në Shqipëri por merreni me mua? Unë në udhetime shkoj me firma nga më të ndryshmet që i reklamoj dhe kam kontrata. Ka gjera shumë më të mëdha sesa puna ime që po ndodhin dhe mund të merreni. As une nuk i kam pasur prinderit ne politike por kane punuar aq sa une te shkoja me pushime 16 vjeç me shoqerine time . S’kam përse ta ndaloj tani kur aq mundem t’ia mundësoj vetes sepse ju do ta lidhni me gjëra të tjera sipas interesave tuaja. Faleminderit zotit kam pasur edhe një grup shoqërie që gjithashtu janë organizuar për të tilla pushime dy ose tre ditore diku”– i është përgjigjur Armina Mevlani ndjekësit në profilin e saj.

View this post on Instagram

Old Greek Movies

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY