FOTO/Publikohen pamjet e 61-vjeçarit nga Korça: Si më rrahën dy policët e...

FOTO/Publikohen pamjet e 61-vjeçarit nga Korça: Si më rrahën dy policët e parrullës, më thyen krahun

48
0
Shares

Një 61-vjeçar nga Korça  ka akuzuar policinë e qarkullimit se e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Albert Shkëmbi, ka treguar se ka qenë pasagjer në një mjet, të cilin e ndaloi policia, duke i kërkuar më pas 61-vjeçarit që të shkojë me ta. Sipas Shkëmbit, pasi ai kishte refuzuar të shkonte me ta, pasi kishte qenë pasagjer dhe jo shofer në mjet, ishte dhunuar më pas nga policët.

“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, ka thënë ai.

61-vjeçari po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës, ndërsa ka pësuar dëmtime nga goditjet në kokë dhe në dorë.Theksojmë që këto informacione janë marrë nga vetë personazhi i cili ka folur për disa nga mediat, ndersa nga policia nuk ka asnjë reagim zyrtar ende.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY