“O zot i quajnë NORMALE”, Manjani revoltohet: Asnjë përgjegjësi! Dorëheqje jo e...

“O zot i quajnë NORMALE”, Manjani revoltohet: Asnjë përgjegjësi! Dorëheqje jo e jo!

51
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani nuk e quan aspak të zakonshme sjelljen e socialistëve para përgjimeve, të cilët sipas tij, dhe pse e pranojnë i quajnë krejt normale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Manjani thotë se deri tani nuk kemi asnjë mbajtjeje përgjegjësie sikurse dhe dorëheqje.

I pranojnë të gjithë në kor bisedat që kanë bërë dhe i quajnë NORMALE.

O zot, ç’a është anormale në kët vend që ky organizim kriminal të quhet normal?!

Presion mësuesve e punonjësve të administratës, furgona me kriminelë, përdorim të policisë për të bllokuar rrugët kundërshtarëve, blerje masive me 5000 votën, përfshirje e të gjithë shtetit në terror politik që njerëzit të votojnë haptaz dhe në fund, bravo për realizimin e objektivit rilindasit i quajnë NORMALE!

Asnjë përgjegjësi! As edhe një ndjesë njerëzore! Dorëheqje jo e jo!

Vetëm premtimin se do ta bëjnë prap.

Kjo është revoltuese!”,-reagon Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY