Bashkia Lezhë letër KQZ: Të lirohen ambientet e KZAZ deri në orën...

Bashkia Lezhë letër KQZ: Të lirohen ambientet e KZAZ deri në orën 16:00

203
0
Shares

Edhe  Bashkia e Lezhës ka kërkuar që të lirohen të gjitha ambientet dhe të hiqen listat e shpallura të zgjedhësve.  Ka qenë kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ai i cili ka drejtuar një letër KQZ-së.

“Në zbatim të Dekretit të Presidentit për shfuqizimin e caktimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, i botuar në Fletoren Zyrtare kërkoj nga ana juaj lirimin vullnetar të ambienteve të shkollës “Besëlidhja” deri në orën 16:00 të ditës së martë, datë 18 qershor 2019. 

Gjithashtu ju ritheksoj në vëmendje detyrimin për ndërprerjen e të gjitha veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në të gjitha ambientet e miratuara Qendër Votimi dhe që janë në pronësi, varësi apo administrim të bashkisë Lezhë”, thuhet në shkresën drejtuar KQZ.

Kërkesa i është dorëzuar edhe policisë së Lezhës permes të cilës e informon se do vijojë me lirimin e ambienteve të gjimnazit “Hydajet Lezha” dhe shkollës ‘Gjergj Kastrioti”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY