“Edi Rama shkreton vendin, 500 milion euro koncesion për dajë dhe për...

“Edi Rama shkreton vendin, 500 milion euro koncesion për dajë dhe për nip”

74
0
Shares
Leader of the Albanian Socialist Party Edi Rama smiles during a news conference after the elections, in Tirana June 25, 2013. REUTERS/Arben Celi

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama,teksa ndalet tek aferat e fundit me koncesionet. Vasili e quan Ramën grabitqar të shqiptarëve, kur flet lidhur për koncesionin prej 500 milionë euro për rrugën Milot-Balldren dhe atë të Arbërit.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Vasili shprehet se gjithë këto para mund të përdoreshin për rikonstrukturimin e shkollave, spitaleve dhe ndërtimin e apartamenteve për të pastrehët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama shkreton vendin:500 milion euro koncesion per Daje dhe per Nip.

Vetem ne dy koncesione: ne rrugen Milot Balldren dhe ne rugen e Arberit jane plot 500 milion euro te dhena nga Edi Rama diten per diell,500 milion euro per daje dhe nip.

Ne leke shqiptare keto 500 milion euro jane 650 miliarde leke.

Jane baraz me ndertimin e pese QSU te reja qe do ta shnderronin shendetesine e Shqiperise ne nivel europian.

Jane 250 gjimnaze moderne qe do ti mjaftonin Shqiperise edhe sistemit shkollor edhe per 50 vjetet qe vijne.

Jane aq sa do te ndertonin 12 kampuse universitare moderne dhe do benin Shqiperine te kishte akomodim universitar europian.

Jane aq para sa shpenzohen per barnat ne spitale per 20 vjete.

Jane mijra apartamente per te pastrehet.

Jane aq sa shqiptareve tu hiqej uji me orar por te furnizoheshin 24 ore si njerez normale.

Jane aq sa shqiptaret ta paguanin karburantin si maqedonasit dhe jo tu zhvatej gjaku e djersa perdite nga qeveria.

Jane aq sa mund te hiqej ne nje sekonde taksa e ndyre e rruges se Kombit dhe as Kosovaret dhe as Shqiptaret te mos paguanin asnje lek per rruget qe shqiptaret i kane paguar kaq here.

Kaq mjaftojne per te kuptuar cfare grabitqari dhe rrembyesi i parave te shqiptareve eshte Edi Rama dhe qeveria e tij qe po e konsiderojne qeverisjen placke tregu dhe nje pre per tu shqyer prej tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY