Përgjimi i tretë/Bisedat për zgjedhjet, Avdylaj: Do e habis Ramën, do ti...

Përgjimi i tretë/Bisedat për zgjedhjet, Avdylaj: Do e habis Ramën, do ti japim 10 me 0

58
0
Shares

Në përgjimin e tretë të publikuar sot nga gazeta prestigjioze “Bild” tregohet se si Astrit Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS.

Në këtë përgjim është zbardhur biseda me Astrit Avdylajt dhe Arjan Ndranxhi për çështjen sesi do të fitohen zgjedhjet.

Avdylaj i thotë se ka marrë një telefonatë ‘nga lart’ duke ia siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet dhe ‘i betohet’ se do ta surprizojë ‘të gjatin’ me 10 me 0.

Biseda në telefon:

Arjan Ndranxhi: Tito të rujt zoti.
Astrit Avdulaj: Ç’kemi?
Arjan Ndranxhi: Hiç mirë me çunin.
Astrit Avdulaj: Hic të mora për qejf, a të kanë thirrë gjë apo…?
Arjan Ndranxhi: Për ku?Jo o burr, ai tha se do të të takonte ty. Ti nuk bëheshe dje se ishte luante Juvja. Më tha ka fol Juli, do vijmë nesër tha. Dhe pastaj do takoheshe edhe me atë. Me Gjushin do takohej edhe për punë të punës.
Astrit Avdulaj: Ok unë po pres, unë gia e kam. Ne e kena në xhep. Ai më tha mua. Ne thjesht po presim, siç më thanë, 25. Elton Arbana ishte atje. I tha Eltonit 10 a të 11-in.
Astrit Avdulaj: Unë jam këtu tek lagjia ime dmth, nuk kam dalë ndonjëherë në Pazar po kam taku njerëz. Çdo njeri që jam rrit. E kam shumë shumë ashtu. Se duhet të jemi edhe shumë të nerum nga ai sipër (Edi Rama) që duhet të na shohi me një kështu, e ke parasysh
Arjan Ndranxhi: E vërtetë!
Astrit Avdulaj: Ti japim një 10 me 0 që edhe ai vetë të habitet
Arjan Ndranxhi: Bëji një telefon Julit me pi një kafe tek punë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY