LAJM I FUNDIT/Zbardhet vrasja e ish-policit në Tiranë, policia kap autorin

LAJM I FUNDIT/Zbardhet vrasja e ish-policit në Tiranë, policia kap autorin

89
0
Shares

Policia e Tiranës ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Arben Bilali  të ndodhur në 30 Janar 2019.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një 40 vjeçar, i cili më parë ka qënë i dënuar për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”.

NJOFTIMI I PLOTE

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e 50 vjeçarit A.B.

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje

Në pranga 40 vjeçari i dënuar më parë për disa vepra penale .

Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 30.01.2019, ku në rrugën ‘’Isuf Banka’’ në Tiranë, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar është arritur të bëhet zbulimi dhe dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje, ku është bërë kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

Gj. C., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Rrëmbim personi”

Materialet në ngarkim të shtetasit Gj. C., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY