Rudina Hajdari bën për një lek Ramën: Bën tangon e Serbisë, ndihet...

Rudina Hajdari bën për një lek Ramën: Bën tangon e Serbisë, ndihet më i frikësuar se kurrë nga partia e tij

83
0
Shares

Deputetja e opozitës në Parlament, Rudina Hajdari ka bërë një reagim të fortë sot gjatë seancës parlamentare.

Teksa foli për raport-progresin e lexuar në Parlamentin Evropian, deputetja thumboi kryeministrin Rama, i cili mungon në seancë.

“Kryeministri Edi Rama duhet të ishte sot në Kuvend. Ky njeri që bën ligje në emrin tonë dhe sillet nëpër Europë me reforma të paimplementuara, dhe bën tangon e Serbisë, ndihet i frikësuar nga partia e tij. Ky njeri duhet të dijë dy gjëra, e para se qeveria e tij është në proces regresi dhe jo progresi dhe se integrimi nuk vjen nga njerëz të paintegruar. Ky njeri që bën ligje në kurrizin tonë, të së mirës së askujt, varfëron të varfërit dhe pasuron të pasurit, sillet në Evropë me reforma të paimplementuara dhe bën tangon e Serbisë ndihet më i frikësuar se kurrë nga partia e tij.Duhet të pranojmë se BE na ka ndihmuar shumë, por ndihma e vërtetë duhet të vijë nga ne. Ne nuk dimë vallë çfarë do të thotë të integrohet Shqipëria dhe shqiptarët”,- u shpreh Hajdari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY