“Cfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë se Shqipëria paska marrë ok për...

“Cfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë se Shqipëria paska marrë ok për të hapur negociatat”

67
0
Shares

Nga Artan Fuga 

Tragjikomedia e propagandës për integrim europian!
——————————–

Cfarë mjerimi të mashtrosh duke thënë se Shqipëria paska marrë ok. për të hapur negociatat!

Dhe përse? Sepse ndonjë teknicien i parruar nga ata që janë në ikje e sipër për politesë thonë ndonjë fjalë të mirë në varrim !

Për shkak të politikave të mbrapshta ne ekonomi, arsim, media, kulturë, shkencë, drejtësi, kudo, ne nuk na qasin në fshat, këta duan të martohen edhe me gocën e priftit!

Këta bëjnë edhe priftin me barrë! Lëre pastaj se çfarë i bëjnë gocës të priftit!

Eh jo jo!

Këta që thonë se do të hapen negociatat janë të vetmit fajtorë që Shqipëria sot është e përjashtuar jo nga BE, por edhe nga kultura dhe civilizimi i sotëm europian.

Janë edhe komikë të mëdhenj në paradokset idiote që paraqesin nëpër panele televizive!

Shihini!

Nuk kemi parlament legjitim, nuk kemi gjykata, nuk bëjmë dot zgjedhje, por ama kushtet për të hapur negociatat i kemi plotësuar!

Kërkojmë negociatorë të huaj si në kohën e Princ Vidit, të vitit 1997, këta thonë kemi bërë detyrat e shtëpisë!

Me lotë, me lotë!

Shqiptarët marrin arratinë nga vendi i tyre me numrin më të madh të kërkesave për azil në Europë, ja pra, a nuk po shkojmë në Bashkimin Europian???

Me lotë, me lotë!

Tellalli i hap negociatat, kurse shtetet europiane deklarojnë se as nuk duan të na shohin në horizontet e tyre! E cfarë rëndësie ka vendimii vërtetë, rëndësi ka propaganda!

Me lotë, me lotë

Kemi bërë progres për në Bashkimin Europian, bërtasin, ndërkohë raportet për ekonominë, korrupsionin, të drejtat e njeriut, arsimin, shkencën, kulturën, mediat, nxijnë nxijnë sa të vjen turp!

Bëjnë sikur mërziten që Europa na tregon vendin, por shkakun e gjejmë te populizmat dhe nacionalizmat europiane! A thua se këto nacionalizma nuk krijohen pikërisht se ka vende si ne me politika vagabonde që Europa ruhet t’i ketë në gjirin e saj pa ardhur në rrugën e Zotit!

Këta janë argumenti pikërisht edhe për ngjalljen e nacionalizmave dhe populizmave në BE!

Me lotë, me lotë!

Thonë se duan integrimin europian, pikërisht atë nuk duan sepse kanë krijuar ekonomi monopolistike dhe tregun shqiptar e duan për vete dhe miqtë e tyre!

Këta krenohen edhe kur BE europina dërgon policët e vet për të ruajtur kufijtë tanë! E quajnë integrimin europian!

Me lotë, me lotë, tani do të na dërgojnë edhe berberë, shofera taksie, roje institucionesh sepse për asgjë nuk kanë besim te ne!

Na kanë nxjerrë bojën!

Te gjitha pîkat turistike monumentale kulturore jashtë standartit, këta krenohen se ka turistë, a thua se edhe diellin dhe ujin e bekuar të detit janë këta që na e kanë dhuruar!

Kam parë nëpër dyqane qe një palë atlete importi kushtojnë 230 euro në Tiranë, Durrës, Korçë a gjetiu!

Sa të blesh 7 ose 8 palë këpucë lëkure në cdo vend europiano perëndimor!

Me lotë me lotë!

Me lotë me lotë, por sa për të qeshur edhe për të qarë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY