Rekomandimi për Shqipërinë, Rama nuk vonon me reagimin: Janë kryer me sukses...

Rekomandimi për Shqipërinë, Rama nuk vonon me reagimin: Janë kryer me sukses detyrat e shtëpisë

43
0
Shares

Nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me raportin e progresit te Shqipërisë e cila u lexua në Parlamentin Europian.

Aty është dhënë lajmi për rekomandimin pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me hapjen e negociatave. Kryeministri Edi Rama, thotë se kjo është një provë se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e përcaktuara.

Rama njofton se në orën 15:00 do të ketë një komunikim bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.

“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Europian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces🇦🇱🇪🇺 Në 15.00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE”-shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY