Basha flet me emra: Ja kush janë kandidatët e Ramës që duhet...

Basha flet me emra: Ja kush janë kandidatët e Ramës që duhet të ishin në burg

61
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në një takim në Vore ku është mirëpritur nga mijëra qytetarë.

Gjatë fjalës së tij Kreu i opozitës foli për zgjedhjet lokale ku theksoi me emra se kandidatët e zgjedhur nga Kryeministri Rama duhet të ishin në burg dhe jo në garë për kryetare bashkie.

“Këto tre muaj e kanë transformuar Shqipërinë. E kemi kthyer në një uragan shprese. Po si mund të shkojmë në zgjedhje me kandidatët e Ramës të inkriminuar që duhet të ishin në burg. Më kë? Me Valbona Sakon dhe Pjerin Ndreun që kanë marrë pjesë në vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër. Këta duhët të ishin të pandehur dhe duhet të ishin të dënuar për zgjedhjet e Dibrës. Apo me Agron Malajn në Mat.

Kemi kandidatin e Shijakut si një nga njerëzit pjesëmarrës në vjedhjen e zgjedhjeve me Abdylajt. Kemi Tërmetin Peçin në Tepelenë. Kemi Artur Bushin në Krujë. Më këta do shkojmë në zgjedhje ne”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY