Basha i vendosur: Nuk ka asnjë hap pas, zgjedhje të lira vetëm...

Basha i vendosur: Nuk ka asnjë hap pas, zgjedhje të lira vetëm pa Edi Ramën

36
0
Shares

Kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në një takim në Vore ku është mirëpritur nga mijëra qytetarë.

Gjatë fjalës së tij Kreu i opozitës u shpreh se me planin e 30 qershorit Rama kërkon te asgjesoje demokracinë. Nuk ka asnjë hap pas.

“Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor. Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët, vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje, kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje tëmos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë.
Kjo është beteja jonë dhe në këtë betejë shqiptarët janë bashkuar si kurrë më parë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY