FOTO/PD për Bindjen Demokratike: Aktorë të Ramës, mbështetja nga Koka nuk ka...

FOTO/PD për Bindjen Demokratike: Aktorë të Ramës, mbështetja nga Koka nuk ka vlerë

64
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar sërish rastin e regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhje.

Më herët, PD zbuloi falsifikimin që është bërë me emrat dhe firmat e deputetëve vëtëm për ta future në zgjedhje këtë parti.

PD sërish deklaron se votime moniste nuk do të ketë në qershor.

Asnjë justifikim me deputetë fallco apo të marrë me qera nuk mund ta mbulojnë faktin se aktorët e Edi Ramës, të rregjistruar si kandidate me siglën e paligjshme të Bindjes Demokratike, janë gjithashtu të paligjshëm.

Shërbëtori i bindur i Edi Ramës nuk zotëron një mandat deputeti në Kuvend dhe për pasojë duhet të kishte firma mbështetëse të qytetarëve për të regjistruar kandidatë në zgjedhje.

Mbështetja nga një deputet që nuk është deputet i tij, si në rastin e Lefter Kokës, nuk ka vlerë ligjore. Partia “Bindja Demokratike” nuk ka 6 muaj që është krijuar e jo më të zotërojë për të paktën 6 muaj një mandat deputeti në Kuvend.Me apo pa parti e kandidatë fallco, votime moniste më 30 Qershor nuk ka për të patur”,-thuhet nga ana e PD.

Ndërkohë, Astrit Patozi në deklaratën e tij ditën e sotme, hidhte poshtë denoncimin e PD, duke sqaruar se Bindja Demokratike është e ligjshme, dhe se kishte marrë firmat e dy deputetëve të njohur në parlament.

Patozi shkruante se firmat jane dhënë nga Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY