VIDEO/Përplasjet tek Astiri, dy zonja humbin ndjenjat: Policët i sulmuan me spraj

VIDEO/Përplasjet tek Astiri, dy zonja humbin ndjenjat: Policët i sulmuan me spraj

85
0
Shares

Situata vazhdon te jetë ende e tensionuar në Astir, ku banorët dhe forcat e policisë janë ende të pranishëm në rrugë.

Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me policinë, ndërsa 4 persona janë shoqëruar me forcë, mes tyre dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Kanë qënë dy zonja të cilat kanë humbur ndjenjat, ndërsa ambulanca ka vonuar që të ndërhyjë, dhe kjo ka shkaktuar lot dhe tmerr te familjarët.

‘’Ambulanca ka  kaluar te herë dhe nuk i ka marrë zonjat, ky është shteti ynë”, shprehen qytetarët.

Njëra prej banoreve ka treguar se zonjat kanë humbur ndjenjat si pasojë e sprajit që policia u ka hedhur në fytyrë.

Banorët kishin dalë për ti bllokuar rrugën kryeministrit Edi Rama, i cili do të kalonte përmes rrugës per një vizitë tek Fabrika e Miellit ndaj dhe ndërhyrja e forcave ka qënë e menjëhershme.

Banorët jane shprehur se protestae tyre ishte paqësore per ti treguar se është i padëshirueshëm në atë zonë, ndërsa janë provokuar nga policia.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2166594460115279/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY