Megaoperacion me 61 të arrestuar, reagon Lleshaj: Vazhdon lufta ndaj krimit

Megaoperacion me 61 të arrestuar, reagon Lleshaj: Vazhdon lufta ndaj krimit

83
0
Shares

Ashtu si ndodh gjithmonë, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka përshëndetur operacionin e fundit nga policia “Brezi i Gjelbër”. (Lexo Ketu)

Në statusin e tij, Lleshaj shkruan se kjo është një betejë tjetër e fituar ndaj krimit, ndërkohë që lufta kundër tij ende vijon.

  Goditja e madhe e radhës për krimin e organizuar. Shkatërrohet një tjetër merimangë kriminale falë angazhimit profesional të Policisë dhe Prokurorisë. Një betejë tjetër e fituar, por lufta vazhdon ende,”-shkruan Lleshaj. ‍

Në operacionin “Brezi i Gjelbër” 61 shqiptarë dhe të huaj janë arrestuar nga policia shqiptare dhe ajo greke pas 10 muajsh hetime.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, nga Shqipëria drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbët. Dje janë lëshuar në Shqipëri 26 urdhër-arreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar, 4 persona janë në burg, 6 janë në kërkim ndërsa 2 të tjerëve në masë “detyrim paraqitje”, Këtyre të fundit u është ndaluar dalja jashtë vendit.

Në pranga kanë rënë dhe  Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY