Balla flet për “Bindjen Demokratike”: Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë?

Balla flet për “Bindjen Demokratike”: Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë?

57
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar e ka nisur fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare duke adresuar kërcënime.

Këtë herë, duke folur për pjesëmarrjen në zgjedhje, Taulant Balla ka kujtuar kodin penal për ata që prishin zgjedhjet, si një përgjigje ndaj aksionit të opozitës për të mos marrë pjesë në to.

Përshëndes 42 partitë që janë regjistruar. Ne duhet të fillojmë punën për të ashpërsuar dënimet për shitblerjen e votave.LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës në Shqipëri. Më vjen shumë mirë që nga lista e kandidatëve të LSI kërkohet bashkëpunim për të këtë gjë. Kush hakrret nëpër rrugë ta dije që nuk ka më budallenj që të dëmtojë zgjedhjet dhe të bëjë burg për Bërishën, sepse denohen me burgim nga 6 muaj deri ne 5 vjet ose deri ne 8 vite”, tha më tej Balla.

Më tej Balla ka ironizuar edhe Astrit Patozin dhe krijimin e partisë së re Bindja Demokratike.

Qesharake duket kjo historia që nënkryetari i PD sulmon këtë vend për partitokraci. Ai ka qenë në pushtet dhe ka pasur plot 8 vite kohë për ta ndërruar. Ju s’keni faj por, partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre, nuk është i imi. Si mund të mbështesim ne kundërshtarin tonë?,- tha Balla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY