Berisha nxjerr foton: Aeroporti si në filma hyrje e lirë, por ja...

Berisha nxjerr foton: Aeroporti si në filma hyrje e lirë, por ja çfarë ruan policia ndërkohë

47
0
Shares

Ish-kryeministri  Berisha ka publikuar një foto  në rrjetin e tij social  Facebook, në të cilën shihen një varg policësh të cillët janë vendosr pranë rrethimit të hapësirës që Kryebashkiaku Veliaj kërkon të shfrytëzojë për ndërtimin e një shkolle, ndërsa më herët u është premtuar studentëve se do të përdoret nga ta.

Studentët e UBT-së kanë një javë që protestojnë për fidanishten e cila u është thënë se do të përdoret për qëllime praktike nga ta, kjo dhe me fjalën e dhënë nga vetë Kryeministri.

“Shikoni se çfare ruan Narkopolicia e Edvin Urrejtesit, si ne filma aeroporti hyrje e lire, toka e grabitur nga Lal Plehu, pellembe me narkopolice, hajdutet jane me ne! sb”,-shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Ky ngërç ka sjellë dhe përplasjen e studentëve më banorët e Kamzës, të cilët kërkojnë ndërtimin e shkollës si e vetmja zgjidhje për fëmijët e tyre.

Sipas informacioneve tè fundit, nga ana tjetër sudentët janë shprehur se nuk janë kundër ndërtimit të shkollës, por spostimit të godinës së re 200 metra më tej, duke mos prekur kësisoj dhe territorin e UBT-së.

Shikoni se çfare ruan Narkopolicia e Edvin Urrejtesit, si ne filma aeroporti hyrje e lire, toka e grabitur nga Lal Plehu, pellembe me narkopolice, hajdutet jane me ne! sb

Publiée par Sali Berisha sur Mercredi 10 avril 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY