Grabitja në Rinas, ish-presidenti tregon problemin më madhor: Bandat nuk kanë frikë...

Grabitja në Rinas, ish-presidenti tregon problemin më madhor: Bandat nuk kanë frikë nga askush

50
0
Shares

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale për super grabitjen në Rinas.

Nishani ndalet tek ndërhyrja e policisë, e cila sipas tij është e vonuar. Nishani thotë se problemi më i madh nuk është fakti që policia nuk merr asnjë masë, por fakti që bandat dhe terroristët e këtij lloji siç ishte dhe ai i fundit, nuk kanë frikë nga askush.

“Një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krim, bashkëjeton vetëm me krimin dhe prodhon veç terror”,-shkruan Nishani.

REAGIMI PLOTE

“Tentativa për t’i hedhur tym publikut me gjoja “shkëmbime zjarri” nga policia me bandën terroriste që grabiti avionin Austrian Airlines, është po aq kriminale sa grabitja e miliona parave prej bandës, që tashmë do të paguhen nga taksat e njerëzve të thjeshtë.

Nëse do të kishte patur një shkëmbim zjarri, ai do të kishte ndodhur përpara se banda të mbërrinte tek avioni.

Por në fakt ky nuk është problemi i vërtetë e më madhori. As ai i mosmarrjes së masave pas disa grabitjesh spektakolare në mes të ditës, e në mes të kryeqytetit.

Këto probleme mbeten në hije nga thelbi i revanshit të krimit dhe terrorit. Çështja themelore është sepse bandat dhe terroristët e këtij lloji siç ishte dhe ai i fundit, nuk kanë frikë nga askush. 

As nga shteti, as nga ligji, as nga policia, as nga ruajtja e as nga siguria. Sepse ata askush nuk i ndjek, askush nuk i heton, askush nuk i shqetëson, askush nuk i turbullon. Një qeverisje e ardhur nga krimi pjell vetëm krim, bashkëjeton vetëm me krimin dhe prodhon veç terror.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY