“Admiri ishte vegël”, flet i vëllai: Autorët do t’i gjejmë vetë nëse...

“Admiri ishte vegël”, flet i vëllai: Autorët do t’i gjejmë vetë nëse si gjen policia

232
0
Shares

Vëllai i Admir Muratajt ka komunikuar për mediat, disa minuta pasi mësoi se trupi i vrarë ditën e djeshme i përket vëllait të tij.

Ai rrëfeu se ka dy vite që nuk ka folur me të vëllain e tij, ndërsa shprehet i sigurtë se vëllai i tij nuk është organizatori i grabitjes.

Ai para gazetarëve u shpreh se nëse nuk gjenden shoket qe e hodhën në rrugë, atëherë do të interesoheshin bashkë me familjarët për ta gjetur.

Cen Murataj, vëllai i Admirit, ka thënë dy herë që Admiri është vegël dhe jo organizator siç pretendohet.

Admir Murataj dyshohet se ishte organizatori i vjedhjes së 10 milionë eurove në Rinas. Ai mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, kur po përpiqej të arratisej. Gjithsesi, të shumta janë dyshimet se Murataj mund të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij, për të fshirë çdo gjurmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY