FOTO/Si ndodhi supergrabitja në Rinas, ky është furgoni ‘Hetimi Tatimor’ që u...

FOTO/Si ndodhi supergrabitja në Rinas, ky është furgoni ‘Hetimi Tatimor’ që u përdor

89
0
Shares

Këto janë fotot e para të automjetit më të cilën grabitësit arritën të marrin shumën e madhe të parave në pistën e avionëve në Rinas.

Sipas informacioneve, po i priste një tjetër mjet ku kanë ngarkuar paratë dhe janë larguar, duke braktisur furgonin e parë pa arritur ta djegin.

Furgoni me mbishkrimin e rremë ‘Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve’ dhe ‘Hetimi Tatimor’ u fut në aeroport, prej aty dolën grabitësit ku morën rreth 10 milionë euro.

Pasi morën thasët me para, me këtë furgon grabitësit dolën sërish nga aeroporti, ku në ndjekje nga policia, në një shkëmbim zjarri u vra Admir Murataj, një prej grabitëse. Ka pasur përplasje të armatosur, ku në xhamin e përparmë të furgonit shihet edhe një plumb. Plumba ka edhe ne xhamat e pasmë.

Makina u gjet nga policia rreth 2 km larg aeroportit te Rinasit, ndërsa nuk u arrit të digjet nga autorët. Bashkëpunëtorët e tjerë u larguan me shpejtësi me thaset me para, pa mundur te djegin me benzine furgonin, brenda te cilit ka shume gjurme, por edhe armatime, granata, tritol, kallashnikove, dhe krehera me fishekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY