FOTO/ “Njëri para dhe tjetri mbrapa”, Rama pret ‘mysafir’ Blushin dha Samir...

FOTO/ “Njëri para dhe tjetri mbrapa”, Rama pret ‘mysafir’ Blushin dha Samir Manen

284
0
Shares

Biznesmeni i njohur Samir Mane dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi janë fotografuar duke hyrë në godinën e Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga Fax Web, shihen që Mane dhe Blushi janë drejtuar drejt hyrjes së pasme të godinës së kryeministrisë ndërkohë që nuk dihet motivi i kësaj vizite të papritur, por duhet theksuar se pas gjithë akuzave të ndërsjellta që janë bërë midis Ramës dhe Blushit, ky takim është tepër surprizues.

Ndërkohë kujtojmë se Ben Blushi, në kohën kur ishte në Parlament ka hedhur akuza të forta kundër Kryeministrit Rama duke e akuzuar për lidhje me bandat, për ‘vrasjen’ e Partisë Socialiste duke dëmtuar demokracinë brenda saj si dhe për kanabizimin e vendit.

Nga ana tjetër, Samir Mane i cili shoqërohet nga Blushi në këtë vizitë të ‘beftë’ në kryeministri, njihet si investitori më i pasur dhe më i madhi në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY