Tronditëse, shqiptari lidh dhe përdhunon të dashurën, 8 vjet burg

Tronditëse, shqiptari lidh dhe përdhunon të dashurën, 8 vjet burg

39
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shqiptar i quajtur Kledian Hoxhaj u dënua 8 vjet burg nga drejtësia italiane për dhunë seksuale të rënduar, rrëmbim, lëndime serioze, kërcënime dhe shpifje ndaj të dashurës 18-vjeçare.

Hoxhaj, 21 vjeç është aktualisht i dënuar në burgun e Pratos për një sërë akuzash. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin nëntor 2017. Në atë kohë, ai kishte ftuar të dashurën për një natë në shtëpinë e tij, e cila u shndërrua në makth për të renë, shkruan gazeta italiane “Ultimo Notizie”.

Vajza, e cila kishte rënë dakord që të kalonte një natë me të dashurin e saj, ishte penduar më vonë që kishte pranuar. Hoxhaj e kishte mbyllur në dhomë, kishte përdorur dhunë seksuale dhe fizike, në kohën që e kishte lidhur në krevat.

E dashura 18-vjeçare fillimisht nuk ka dashur ta denoncojë shqiptarin, ndërsa të nesërmen ajo ka raportuar ngjarjen në polici. Pas gjykimit, shqiptari do të duhet të kalojë 8 vjet në qeli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY