VIDEO/Takimi me gazetarët, Basha liston problemet: Pa media të lirë, nuk ka...

VIDEO/Takimi me gazetarët, Basha liston problemet: Pa media të lirë, nuk ka demokraci

83
0
Shares

Lulzim Basha ndodhet në një takim me gazetarët  nga ku pritet të evidentohen të gjitha problemet që has raportimi në Shqipëri. Në një tryezë të organizuar për të diskutuar, Basha theksoi rëndësinë që ka media për demokracinë dhe lirinë.

Basha listoi disa nga problemet, teksa shprehu interesin për të dëgjuar të gjitha çështjet që do të ngrenë gazetarët.

Problemi i sigurisë së gazetarëve, janë nën trysni dhe kërcënime të vazhdueshme për shkak të detyrës, e kam fjalën për kërcënime për jetën nga krimi i organizuar që kanë marrë edhe formën e goditjen me armë. Censura dhe autocensuar për shkak të varësisë direkte apo indirekte nga të ardhurat e qeverisë apo pushtetit.

Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo të interesit publik. Kanë probleme që lidhen me profesionalizmin që kanë cuar me dashje apo pa dashje në braktisjen e medias nga interesi publik, dhe vënien e saj në shërbim të interesave jo publike deri kriminale. Problemi kryesor që në shohim në raport me median është pamundësia apo paaftësia për të pasqyruar probleme të thella të shoqërisë, ekonomisë e politikës. “ – theksoi Basha.

LIVE – Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë #ShqipëriaSiEuropa

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 29 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY