Policia i arreston, banorët e Unazës: Po tentojnë të na përplasin me...

Policia i arreston, banorët e Unazës: Po tentojnë të na përplasin me qytetarët

43
0
Shares

Altin Cejku vazhdon të jetë në komisariat pas arrestimit të djeshëm nga policia.

Kujtojmë se gjashtë nga 7 protestuesit e Unazës së Madhe u lanë të lirë, ndërsa ende nuk dihet se cili ishte motivi i shoqërimit të tyre.

Një prej banorëve tha se policia e pushtetit tenton t’i përplasë ata me qytetarët dhe të bllokojë protestën e Unazës së Re. Ai bëri me dije dhe emrat e banorëve të thirrur të cilët janë: Ilir Katiraj,  Florian Protoduari, Lindita Protoduari, Artan Manushaqe, Gëzim Sadikaj, Lutfi Kastrati. 

Banori i bën thirrje policisë të vijë të sigurojë protestën dhe  të bëjë bllokimin e rrugës që banorët të protestojë qetësisht.

“Mos na lejojë të përplasemi me qytetarët. Aty nuk kalon asnjë njeri, as me forcë, as me hir as me pahir. Ne jemi të vendosur të protestojmë. Qytetarët i ftoj ta shmangin kalimin në atë rrugë dhe nëse ka ndonjë që pretendon të kalojë me forcë normal që do të hasë në rezistencën e banorëve. Policët e komisariatit 6 nuk bën bllokimin e rrugëve por provokon qytetarët, provokon protestën. Kemi kamera që oficerë të policisë civilë i thonë makinave me shenja që të afrohen sa më shumë tek protestuesit, thjesht kërkon të na përplasë me qytetarët. Ne distancohemi nga dhuna, nuk kemi punë me qytetarët.Ne do ta vazhdojmë protestën dhe këto janë metoda komuniste për të gjetur pretekst për të mbyllur protestën”- u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY