Vrasja e Jurgen Kurtit, zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim

Vrasja e Jurgen Kurtit, zbulohet emri i personit të shpallur në kërkim

123
0
Shares

Pas arrestimit të tre bashkëpunëtorëve për vrasjen e Jurgen Kurtit, policia shpalli në kërkim autorin emri i të cilit nuk u bë me dije.

Ndërkohë, sot është mësuar dhe identiteti i tij.  Klodian Bane është personi që është shpallur në kërkim për vrasjen e Jurgen Kurtit, i cili dyshohet të jetë dhe ekzekutori. Kujtojmë që dje  nga Policia u arrestuan Elsi Levendi, Olsi Qalliaj dhe Alesio Berberi, të tre banues në qytetin e Fierit.

Grupi u zbulua nga përgjimet telefonike, ndërsa bisedonin për shuma parash që rritin dyshimet për vrasje me pagesë. (lexo më shumë këtu).

Vrasja e Jurgen Kurtit u krye në datën 18 Mars në rrugën “Zef Jubani” në kryeqytet, poshtë pallatit ku 26-vjeçari jetonte së bashku më të ëmën e tij.

Kurti ishte një person i njohur për mediat dhe policinë, pasi ai kishte qenë i përfshirë më herët në vrasjen e të atit dhe të Agim Arapit në qytetin e Durrësit. Për të dyja këto ngjarje ai ishte shpallur i pafajshëm nga ana e Gjykatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY