FOTO/ Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 4 persona

FOTO/ Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 4 persona

57
0
Shares

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën me heroinë dhe kanabis në Tiranë.

Të arrestuarit shpërndanin lëndë narkotike në kreqytet.

Gjatë operacionit të koduar “Qelqi” policia sekuestroi 1 kilogramë e 251 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe 19 doza të dyshuara Heroinë dhe arrestoi në flagrancë shtetasit me iniciale:

-E. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë

-S. D., 24 vjeç, banues në Tiranë

-A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këto tre shtetas udhëtonin, policia gjeti një sasi prej 1 kilogramë e 251 gramë Cannabis Sativa.

Këta shtetas kishin si qëllim nxjerrjen dhe shitjen e lëndës narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit,”

Ata udhëtonin me automjet të marrë me qera për të shmangur dyshimet e policisë.

Në prangat e uniformave blu ra edhe 55-vjeçari me iniciale B. V., banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

“Policia dispononte informacione se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të drogërave të forta, kryesisht heroinë në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe rrugës së “Qelqit”. Lëndën narkotike ky shtetas e siguronte nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna për kapjen e tyre,”thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY