Shkelzen Berisha flet per Gerdecin: Ishte nje tragjedi e madhe…

Shkelzen Berisha flet per Gerdecin: Ishte nje tragjedi e madhe…

125
0
Shares

Djali i ish-kryeministrit, Shkelzen Berisha e konsideroi sonte permes nje telefonate ne top show ngjarjen e Gerdecit si nje tragjedi te madhe si dhe konsideroi se politizimi i madh i kesaj ngjarjeje mund te kete veshtiresuar zbardhjen e saj.

Shkelzen Berisha tha se nuk eshte thirrur nga prokuroria ne lidhje me kete ngjarje por te gjithe ata qe jane thirrur nga akuza kane vertetuar se nuk isha i perfshire ne biznesin e Gerdecit. Berisha tha se kreu i atehershem i akuzes ka qene nje person ne konflikt me te aton qe ishte kryeminister.

Ne media sapo vendimi i Floridas u bë publik qarkulluan edhe disa tabulate telefonike, ato ishin të Fatmir Mediut dhe Mihal Delijorgjit. Ky i fundit ndër të tjera rezulton se ka biseduar edhe me djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Edhe per këto tabulate, ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha, i cili thekson se nga tabulatet del që ai ka biseduar me Delijorgjin, por nuk thuhet për çfarë.

“Mendoj se duhet te korrigjoni faktin qe ju qenkeni ne dijeni se bisedat e mia me Delijorgjin paskan qenë për ecurinë e punës në fabrikë. Nga tabulatet del komunikimi me Delijorgjin, por nuk thuhet se për çfarë”, ka qenë reagimi i Shkëlzen Berishës për Top Show.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY