Gara për kryeprokurorin e ri, Bardhi: Marku ‘shërbëtore’ e qeverisë, kontestojmë procesin

Gara për kryeprokurorin e ri, Bardhi: Marku ‘shërbëtore’ e qeverisë, kontestojmë procesin

70
0
Shares

I ftuar në A2 CNN, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka komentuar zhvillimet e fundit në sistemin e ri të drejtësisë, në një moment ku po fillojnë të zyrtarizohen ose të përfliten kandidaturat për postin  e Prokurorit  të Përgjithshëm.

Sipas tij, diskutimi mbi emrat është i kotë, nga momenti që “trupa që do të bëj përzgjidhen është e përberë nga anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore”, gjë që sipas tij vendos në pikëpyetje të madhe gjithë vendimmarrjen.

Bardhi hedh akuza të forta teksa thotë se, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, është “eksponent shumë i afërt i Partisë Socialiste”, dhe i deklaruar nga ONM-ja si “kandidaturë që nuk duhej përfshirë në garën për KLP-në sepse nuk përmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore”.

 

Sipas numrit dy të selisë blu: “Partia Demokratike konsideron nisjen e procesit të zgjedhjes të Prokurorit të Përgjithshëm nga një trup që nuk është e pavarur si një proces që prodhon një Prokuror të Përgjithshëm që nuk është i pavarur nga politika, që ishte qëllimi madhor”.

 

Bardhi shton që në rastin e Arta Markut nuk është kontestuar thjesht emri, “edhe pse ishte anonime dhe me numër shumë të ulet çështjesh” por edhe e “lidhur profesionalisht” me eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste si Ulsi Manja.

Demokratët kontestojnë  procesin në tërësi, si dhe standartet që kërkon ligji”, edhe pse Bardhi nuk nguron të evidentojë faktin që dyshimet e PD-së janë përligjur me “një vit  ku Marku ka bllokuar hetimet ndaj ministrit Tahiri, për dosjet 184 dhe 339, që përfshijnë aferat e mazhorancës me krimin e organizuar”.

Endri Xhafo: Keni një koment për kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku, Olsian Çela, Adnan Xhol, Plarent Ndreca?

 

Gazment Bardhi: Nuk ka rëndësi kush do të jëtë Prokurori i ri i Përgjithshëm, kur e gjithë trupa që do të kryesojë procesin për Prokuror të Përgjithshëm është konsideruar një trupë me anëtarë që nuk plotësojnë kriteret ligjore. E gjithë kjo vendos në pikëpyetje procesin dhe vendimimarjen.

 

Endri Xhafo: Kush nuk e plotëson?

 

Gazment Bardhi: Duke nisur nga Kryetari i KLP. Ai është cilësuar nga ONM si një kandidaturë që nuk duhet të përfshihej në garë për të qenë anëtar i KLP, sepse nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore. Nuk po i hyj fare lidhjeve me Partinë Socialiste. Ju e mbani mend që ka qenë përfaqësues i qeverisë në Komisionin e Reformës në Drejëtësi. Unë, bashkë me disa kolegë të mi, ishim përfaqësues te PS, zoti Ibrahimi, me disa kolëgë të tij ishin përfaqësuës të qeverisë apo PS.

 

Endri Xhafo: Duke qenë se kontestoni legjitimitëtin e KLP, a çon kjo në kontestimin  e çfarëdo lloj emri që do të dalë?

 

Gazment Bardhi: Pa diksutim. Ne nuk jemi përfshirë asnjëherë me emra. Edhe zonjën Marku kur e kemi kundërshtuar në momentin e përzgjedhjes së saj, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, nuk kemi patur gjë me emrin e saj. Ishte një prokruore anonime dhe ka pranuar vetë se, gjatë gjithë karrierës profesionale, ka patur një numër të pakët çështjesh penale, për t’u numëruar me gishtat e njërës dorë. Ne kemi kontestuar procesin e zgjedhjes së saj. Nuk ka rëndësi emri, nëse procesi është i paligjshëm që në nisje.

 

Endri Xhafo: A jam korrekt nëse them që PD nuk e njeh Prokurorin e ri të Përgjithshëm?

 

Gazment Bardhi: Ju jeni korrekt, nëse thoni që PD konsideron nisjen e procesit për zgjedhjen e Prokurorin të ri të Përgjithshëm nga një trupë që nuk është trupë e pavarur nga politika, si një proces që prodhon një Prokurorin të ri të Përgjithshëm politik dhe jo profesional apo të pavarur nga politika, që ishte qëllimi madhor i Reformës në Drejtësi, siç e votuam të gjithë ne në kushtetutë.

 

Endri Xhafo: Për shkak se SPAK do të zgjidhet nga kjo trupë, po thoni që SPAK nuk do të jetë rezultativ?

 

Gazment Bardhi:  Qëllimi i kapjes së të gjitha organeve të reja të drejtësisë, si dhe KLP dhe KLGJ nga qeveria, nga Edi Rama, buron nga nevoja për të kontrolluar SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është i vetmi ligj I paketës me 7 ligje të reformës, që është votuar nga PD. Procesi është drejtuar nga ambsada e SHBA, qeveria këmbëgulte që në filtrin e përzgjedhjes për SPAK apo Gjykatës, t’i jepte një vend të posaçëm DSIK-së, organ që varet direkt nga kryeministri dhe, deri në momentet  e fundit nuk jepte dakordësinë. Në fund kanë qenë ekspertet e OPDAT dhe qeveria është tërhequr. Atë që nuk arriti ta siguronte në atë moment nëpërmjet ligjit dhe futjes së DSIK-së në procesin e përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve të këtyre dy strukturave të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeveria e arriti nëpëmrjet kapjes së KLP dhe KLGJ. 7 nga 10 anëtarët e jashtëm të këtyre dy organeve janë individë që nuk plotësojnë kriteret.

 

Endri Xhafo: Mosdërëzimi i emrave për anëtarë në KZAZ dikur komentohej si neglizhencë e partive, sot tingëllon si mospjesëmarrje në zgjedhje…

 

Gazment Bardhi: PD nuk ka propozuar asnjë anëtar as në KQZ, për shkak se PS ka në KQZ, në kundërshtim flagramt me ligjin, 4 antaër, ndërkohë që ligji I njeh vetëm 3 anëtarë, pra ka një deformmim ligjor të përbërjes së KQZ. Nëse është neglizhenzë aPo mosjpjesëmarrje? Nuk ësht as njëra, as tjetra. Është vendosje prioritetesh. Sot në Shqipëri nuk është çështje a do të marrë apo jo pjesë opozita në zgjedhjet lokale. Është a do të kemi apo jo në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe ne gjykojmë se pa zgjidhur këtë ngerç, nuk mund të diskutohet asnjë çështje tjetër. Problematika e zgjedhjeve nuk zgjidhet as me riformatim të KQZ, as me plotësimin e komisisioneve dytësore apo tretësore që adminisitrojnë procesin.  Garantimi i zgjedhje të lira e të ndershme është prioriteti i opozitës sot.

 

Endri Xhafo: Ambasadori i OSBE, Bern Borchard ka lënë rrugën e hapur se  OSBE do të njohë zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen tuaj, nëse do të vlerësohen me stadarde nga misioni i OSBE/ODIHR.

 

Gazment Bardhi: Nuk komentoj deklarata ambasadorësh, por Shqipëria, sipas kushtetutës është një vend demokratik dhe pluralist. Sistemi ku kishte një parti, ku bëhëshin votime, por jo zgjedhje, ka vdekur para 30 vitesh bashkë me regjimin diktatorial.

 

Endri Xhafo:  Ajo që thotë Borchard është që kjo që bëtë ju, djegia e madateve, nuk ka ndodhur kurrë dhe frika e ndërkombëtarve është për krijimin e një precedenti në Ballkan.

 

Gazment Bardhi: Kurrë më parë nuk ka dodhur që të ketë përgjihme të ligjshme të prokurorisë, që të provojnë bashkëpunimin mes politikës dhe krimit të organizuar dhe të mos ketë asnjë të dënuar deri më sot. Nuk ka ndodhur kurrë që të dokumentohet blerja e votës nëpërmjet përgjimeve të ligjshme të prokurorisë. Gjithmonë, ka patur akuza mes palëve politike për blerje votash. Por, kurrë, shqiptarët nuk kanë parë se nga përgjimet e grupeve kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës,  rezultojnë eskponentët më të lartë të PS ose duke bërë pazar për blerje votash, ose duke urdhëruar blerjen e votave apo shkëmbyer favore, në shkëmbim të përfshirjes së grupeve kriminale në zgjedhje. Ne kemi 2 vjet që presim që këta individë të dënohen, por dosjet vazhdojnë të flenë në prokurori. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, sikundër nuk ka ndodhur në asnjë vend të rajonit. Kështu që, një precedent i rrezikshëm që ne mund t’u mësojmë vendeve të rajonit, është që mund të përdorin grupet kriminale për të mbajtur pushtetin, duke  gëzuar mbështtejne e faktorit ndërkombëtar. Kjo e dëmton shumë rëndë rajonin.

 

Endri Xhafo: Ka Partia Demokratike një Plan B, pra mund të themi, pa spekuluar se Partia Demokratike, krahas betejës për zgjedhje të lira e të ndershme, është duke u marrë edhe me organizimin e saj?

 

Gazment Bardhi: Padiskutim. Ato janë dy procese që ecin në mënyrë paralele, nuk është se njëri proces pengon tjetrin. Për shkak të detyrës që mbaj sot, mund t’ju konfirmoj se të dyja proceset, qoftë aksioni politik, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të garantuar një qeveri që punon për qytetarët dhe jo për krimin e organizuar, sikundër edhe organizimi dhe përgatitja për zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje lokale vijojnë.

 

Endri Xhafo: Ka pasur shumë akuza nga ana e qeverisë se aksioni politik i opozitës po pengon integrimin e vendit në BE dhe se në këtë proces, ka edhe influenca ruse.

 

Gazment Bardhi: Sa herë propaganda qeveritare është në vështirësi serioze nxjerr këtë historinë me rusët. Kur u kap vëllai i ish-ministrit me presh duke bërë trafik droge, e nxori për herë të parë këtë histori. Nëse ka patur një përparim në çështjen e integrimit evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë, kjo, gjithmonë, ka ndodhur kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet. Që të pritej një vendim pozitiv për çeljen e negociatave do të duhej të plotësohen 8 kushte – ishim në 5 kushte dhe u bënë 8 kushte një vit më parë – pra, që të hapen sivjet do të duhet të plotësohen secili prej tyre. Një nga 8 kushtet është edhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, betejë në të cilën ne jemi futur. Në ka një ngërç me procesin e integrimit të vendit, ky është një ngërç që zgjat të paktën prej 5 vitesh, që nga 2014, ku Shqipëria, për fatin tonë të keq, gjatë qeverisjes së Edi Ramës nuk ka bërë asnjë hap përpara me procesin e integrimit. Për shkak të dështimit të procesit të integrimit, prej mosplotësimit të kushteve nga ana e qeverisë, gjithmonë gjendet një alibi tek aksioni politik i opozitës.

 

Endri Xhafo: Ka një procedim penal për ju?

 

Gazment Bardhi: Ka një procedim penal ndaj meje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila, për fat të keq, nuk është më Policia e Shtetit dhe kjo është një problematikë tjetër, që lidhet edhe me betejën që bëjmë ne për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, sepse në ato dosjet me përgjime që folëm, ka edhe punonjës policie, drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, që sillen si militantë politikë dhe përfshihen në blerje votash për llogari të Partisë Socialiste, çka i jep policisë tiparet e një Policie Politike. Nuk shqetësohem fare për procedime penale të motivuara politikisht.

 

Endri Xhafo: A mund ta konfirmoni se në të ardhmen, në protestat e opozitës nuk do të shfaqen akte dhune?

 

Gazment Bardhi: Nuk kam parë akte dhunë sa kohë nuk ka patur asnjë të lënduar nga radhët e Policisë së Shtetit. Kam parë një dhunë sistematike, në tejkalim të çdo kriteri ligjor, ndaj protestuesve paqësorë. Policia nuk ka vullnet për të menaxhuar realisht protestën, por ka vullnet për të trembur qytetarët, për të dhunuar qytetarët, sepse përdorimi masiv i lëndëve helmuese dhe pamjeve që tregojnë përdorimin e makinave që hedhin ujë me presion ndaj qytetarëve, që kanë lënduar disa qytetarë dhe që ndodhen edhe sot që flasim duke marrë kurim në spital, provon edhe njëherë se policia ka tejkaluar çdo masë veprimi, ka dhunuar qytetarët dhe ka cënuar një të drejtë themelore që është e drejta e protestës paqësore. Ne këtë as e lejojmë dhe as nuk tërhiqemi nga asnjë akt dhune që ushtron policia. Çdo punonjës policie që përfshihet në veprime kriminale të këtij lloji, do të marrë përgjigjen e merituar sipas ligjit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY