Deklarata e fortë e Bashës nga “Astiri”: Arrestoni Gjiknurin dhe Ramën, mos...

Deklarata e fortë e Bashës nga “Astiri”: Arrestoni Gjiknurin dhe Ramën, mos u merrni me protestuesit

64
0
Shares

Kryetari i PD Lulzim Basha u nis në drejtim të Unazës së Re, ku vazhdonte protesta e banorëve të kësaj zone kundër prishjes së banesave të tyre.

Në protestë kishte një prani të madhe të forcave policore, përfshirë e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Në një lidhje direkte me emisionin “Dritare” nga Unaza e Re, kryetari Lulzim Basha u shpreh:

Ç’po ndodh zoti Basha?

Basha: Pushteti ilegjitim i ngritur mbi votën e vjedhur nga bandat po u shërben bandave. Policia ka marrë urdhër që të shoqërojnë banorët që kanë mbi 4 muaj që protestojnë natë për natë për të mbrojtur banesat e tyre, nga afera më korruptive, për të cilën sot duhet të ishte në burg Damian Gjiknuri dhe duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama.
Pyetje: E keni të konfirmuar këtë lajm se ka patur një urdhër?
Basha: Ky është një informacion i cili ka rrjedhur në mënyrë të besueshme, se një urdhër politik, i ardhur nga nivelet më të larta, supozohet nga Sandër Lleshaj e ndoshta edhe nga Edi Rama, për të kryer akte raprezaljeje e terrori mbi banorët.
Me çfarë argumenti, se këtu ka…
Basha: Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre se me çfarë argumenti. Interpretimi im është se bisha kur është e plagosur, është më e rrezikshme në momentet e fundit. E ka kuptuar se i ka ardhur fundi dhe në vend që t’i vërë gishtin kokës, mendon se mund ta shtyjë duke ushtruar terror mbi qytetarët. Me çfarë argumenti hodhën gaz mbi protestuesit ditën e shtunë në protestë? Me të njëjtat argumente. Sepse këta janë të dalë nga bandat dhe u shërbejnë bandave, u shërbejnë bandave kundër popullit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY