Vrasja e ish-të përndjekurit te Liqeni, zbardhet dëshmia e djalit të viktimës

Vrasja e ish-të përndjekurit te Liqeni, zbardhet dëshmia e djalit të viktimës

260
0
Shares

Zbardhet dëshma e djalit të 62-vjeçarit Haxhi Baxhinovski, i cili u vra pak ditë më parë te Kodrat e Liqenit, teksa bënte vrap.

Pikërisht djali i tij që kishte dalë ta shoqëronte për vrap ish-të përndjekurin u bë dëshmitar në vrasjen e të atit. Duke folur për kete temë gazetarja Klodiana Lala tha:

“Islam Myrkaj ishte afruar teksa bënin vrap. Ai ishte i shoqëruar edhe nga një person tjetër Myftar Pasha, i arrestuar për moskallëzim krimi. Djali 15-vjecar i viktimës tha se Myrkaj ka punuar më parë në biznes të përbashkët me të atin. Ky i fundit i kishte një borxh Baxhinovskit. Ka pasur një debat të momentit dhe autori i dyshuar ka nxjerrë armën duke e qëlluar. Polica e ka pasur më të lehtë të identifikojë autorin, pasi djali e njihte. Po ashtu ka pasur edhe dëshmitarë të shumtë për ngjarjen”,- sqaroi Lala.

Më tej gazetarja tha se, prokuroria deklaron se autori i dyshuar është Islam Myrkaj, për të cilin është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY