Veliajt nuk i durohet, i sigurtë për mandatin e dytë: Rikandidoj unë...

Veliajt nuk i durohet, i sigurtë për mandatin e dytë: Rikandidoj unë për Tiranën

63
0
Shares

Edhe pse Kryeministri Rama ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj është i vendosur për një mandat të dytë.

Kryebashkiaku Veliaj konfirmoi për Top Channel rikandidimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës edhe për 4 vite të tjera, kandidatura që do të mësohen zyrtarisht në Kongresin e Partisë Socialiste.

Të jemi të gjithë të shtunën në Kongresin e PS-së, ku ne do të shpallim në publik, jo në salla të mbyllura, kandidaturën për një mandat të dytë të Tiranës, si dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, në orën 11 te sheshi ‘Nënë Tereza’. Është një mënyrë që qyteti ngre kokë dhe më shumë se një përsëritje e Ditës së Verës, në një pranverë të fushatës sonë të dytë”, tha Erion Veliaj.

Ndonëse kryeministri Rama ka dhënë herë pas here sinjale se Veliaj do të jetë sërish kandidat për Tiranën, ai nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht. Rama është vënë në presion edhe nga shumë zyrtarë socialistë, të cilët e kanë mbështetur kandidaturën e Veliajt, pasi shihet edhe si pasuesi i tij në krye të partisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY