Pas denoncimit nga Berisha, reagon policia për sulmin në Shijak: Nuk u...

Pas denoncimit nga Berisha, reagon policia për sulmin në Shijak: Nuk u vlerësua si ngjarje…

221
0
Shares

Policia ka reaguar sërish vetëm pas publikimeve të denoncimeve nga ish-kryeministri Berisha.

Para disa ditësh, ish-kryeministri bëri publike një mesazh të një qytetari, i cili tregonte për një krim të ndodhur në Shijak ku policia tentonte ta mbante të fshehtë ngjarjen. (KLIKO KETU).

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në Shijak, ndërsa ishte ish-Kryeministri Sali Berisha, që e bëri i pari publike këtë ngjarje një ditë më pas.

Mësohet se 42-vjeçari ka sulmuar në ambientet e një marketi, një 37-vjeçar që ndodhej me familjen duke bërë pazar.

Pak orë pas publikimit të Berishës, reagoi Policia e Durrësit, e cila iu përgjigj duke e përgënjeshtruar ish-Kryeministrin. Policia thotë se nuk u vlerësua si ngjarje që mund të kishte interes nga ana e publikut.

“Më datë 05.03.2019, rreth orës 16:00, në Shijak, në ambientet e një marketi, për motive të dobëta, shtetasi E. M, 42 vjeç, ka kanosur me thikë shtetasin E.K dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Autori i kësaj ngjarje është vetëdorëzuar mesditën e sotme (dje) në komisariat. Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja”, “Kanosja”, sqaron Policia. Kjo është e disata ngjarje që Policia publikon ngjarjet vetëm pas reagimit të ish-Kryeministrit Sali Berishës. E pyetur përse nuk është bërë publike ngjarja, Policia thotë se nuk u vlerësua si ngjarje që mund të kishte interes nga ana e publikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY