Me dy karta identiteti rumune, kapet vlonjati në Rinas

Me dy karta identiteti rumune, kapet vlonjati në Rinas

133
0
Shares

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas për tentativë të kalimit të kufirit me dokumenta të falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dh goditjen e paligjshmërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasëve në dalje nga Republika e Shqipërisë, në kuadër edhe të aplikimit të masave shtesë për parandalimin azilkërkimit kanë bërë arrestimin në flagrancë të shetastit: S.H., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi dy karta identiteti rumune, të cilat dyshohen të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY