7-Marsi, ish-deputetja flet me shifra: Vetëm në 2018 u mbyllën 250 shkolla

7-Marsi, ish-deputetja flet me shifra: Vetëm në 2018 u mbyllën 250 shkolla

88
0
Shares
Dhurata Çupi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka zgjedhur që për 7-Mars të paraqesë situatën reale të arsimit në Shqipëri.

Në një status në Facebook, ish-deputetja shkruan se shkollat janë braktisur nga nxënësit dhe mësuesit dhe për këtë ajo jep dhe statistika.

REAGIMI I PLOTE

Boshatisen shkollat nga nxënësit dhe mësuesit. Vetëm në 2018  u mbyllen 250 shkolla

Shqipëria po zbrazet, nga mungesa e alternativës për të investuar e jetuar në këtë vend. Politikat e kësaj qeverie në 6 vjet kanë bërë që me mijëra të rinj e të reja të marrin rrugët e Europës, e po ashtu edhe me qindra intelektualë të braktisin profesionin e të marrin të njëjtën rrugë.   Në kohën kur urimi duhet të ishte për mesuesit, të cilët investohen për një brez të ri, sot jemi përballë një situate alarmante të braktisjes së vendit jo vetëm nga të rinjtë por edhe nga mësuesit. Sipas të dhënave të INSTAT sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30 për qind që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve, ndërsa  numri I shkollave u reduktua me 35 për qind. Afërisht 250 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit. Me politikat e mbrapshta të kësaj qeverie, Shqipëria po zbrazet. Ky është një fakt tronditës, ndaj të cilit duhen marrë masa për parandalimin një orë e më parë të kësaj zbrazje.

Partia demokratike ka programin e qartë dhe konkret edhe në fushen e arsimit për Shqipërinë dhe Shqiptarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY