Negociator mes palëve kundërshtare? Meta kthen përgjigje dhe bën apelin e rëndësishëm

Negociator mes palëve kundërshtare? Meta kthen përgjigje dhe bën apelin e rëndësishëm

72
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Lezha duke dhënë dhe mesazhe për politikën.

Në veprimtarinë përmbyllëse të Samitit II të Diasporës Shqiptare, të mbajtur paraditen e në sheshin “Gjergj Kastrioti” me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, Meta i bëri apel politikës.

Shpresoj që ky Kuvend i Lezhës. Të na ndihmojë të gjithëve për tu ngritur mbi interesat afat shkurtra dhe të ngushta dhe për ti thënë një PO të fortë rrugës europiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qershor. Jam i sigurtë që kjo është dhe kërkesa e shqiptarëve të diasporës” tha ai.

Më vonë, Meta është pyetur nga gazetarët pas fjalimit të tij, rreth mundësisë që ai të jetë negociator mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Meta tha se nevojitet sa më shpejt një bashkëpunim mes palëve, po refuzoi që të jepte komente të mëtejshme.

 ”I vetmi apel që kam unë është për reflektim dhe për bashkëpunim, në mënyrë që të fitojmë besimin për hapjen e negociatave. Duhet bashkëpunim për të parë më larg”, tha Meta në fjalën e tij para gazetarëve.

Meta refuzoi të përgjigjej nëse do të ishte negociator me palëve, duke shtuar se sot është dita që të japim mesazhe bashkimi.

LIVE – Fjala e mbajtur në veprimtarinë përmbyllëse të Samitit II të Diasporës Shqiptare, të mbajtur në sheshin "Gjergj Kastrioti" me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 2 mars 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY