Përdhunuan katër vajza minorene, pranga tre shqiptarëve dhe….

Përdhunuan katër vajza minorene, pranga tre shqiptarëve dhe….

79
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër vajza minorene janë mbajtur të mbyllura.

Mbi to është abuzuar për tre orë nga pesë djem, tre prej tyre shqiptarë dhe dy marokenë.

Ngjarja ka ndodhur më 14 korrik të vitit të kaluar ndërsa pesë të rinjtë, dy prej të cilëve minorenë, u arrestuan mëngjesin e sotëm nga policia.

Të arrestuarit kishin qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, i kishin mbyllur më pas minorenet në një dhomë dhe i kanë mbajtur aty për tre orë nën kërcënimin se do ti ‘hidhnin nga dritarja’.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë  dhunë seksuale në grup dhe  lëndim dhe rrëmbim personi, ndërsa mbi dy minorenët do të rëndojnë edhe akuzat për mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY