“Sa mirë që raportin e zgjedhjeve e shkruajnë profesionistët e ODIHR dhe...

“Sa mirë që raportin e zgjedhjeve e shkruajnë profesionistët e ODIHR dhe jo kush ka merak merzitjen e ‘dear Edi’!”

47
0
Shares

Ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka reaguar pas qëndrimit të eurodeputetëve që ishin në Tiranë ditën e sotme, të cilët u shprehën kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.

Sipas Bylykbashit, nga një sondazh i financuar nga BE, ka dalë se në Shqipëri 20% të zgjedhësve u janë ofruar para në këmbim të votës dhe ky rezultat ka ndikuar në zgjedhje.

POSTIMI I BYLYKBASHIT:

Misioni ODIHR vs. Misioni “Oh Dear‎”

Dosja 339 rast i izoluar? Kur lexon “Mbinjeriun” e Nices (Nietzche) ‎filozofit te famshem, dhe nuk e ke idene qe egziston edhe manuali “Supermen i Durrachium – Si te grabisesh zgjedhjet ne eren moderne” i autorit te famshem Nicja i Shijakut, nuk eshte per t’u cuditur qe shit-blerja e votave ne Shqiperi te duket rast i izoluar.

Kam disa pyetje: ‎


A e kane lexuar Raportin Perfundimtar te ODIHR, vecanerisht Rekomandimin Prioritar nr. 2 qe kerkon masa te ashpra kunder shit-blerjes se votes? Po “proritar” cfare do te thote? Apo kush merret me kesi teknikalitetesh?‎


A e kuptojne pse rekomandimi kunder shitblerjes se votes nga numri 14 (rekomandim jo prioritar) ne 2015 ‎kaperceu ne rekomandimin prioritar numer 2 ne 2017? Apo kerceu ashtu thjesht per sport?

A ka ndonje arsye qe ne 2017 shitblerja e votes, nga nje krim i thjeshte u be “korrupsion zgjedhor” pra krim i rende qe duhet hetuar nga SPAK? Apo thjesht kemi pasion ne shqiptaret te ndryshojme kodin Penal ne kohen tone te lire?

Po ai sondazhi i financuar nga BE qe nxjerr se 20% te zgjedhesve ne Shqiperi ‎i eshte ofruar t’u blihet vota dhe sic thote ai raport, shit-blerja ka ndikuar ne rezultat? Apo c’e do, para taksapaguesish europiane jane, sa harxhojme ne per NGO-te!

Sa mire qe raportin e zgjedhjeve e shkruajne profesionistet e ODIHR dhe jo kush ka merak se mos merzitet “dear Edi”!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY