Mbyllje të valëve telefonike sërish në protestën e sotme? Lleshaj: Nuk është...

Mbyllje të valëve telefonike sërish në protestën e sotme? Lleshaj: Nuk është masë drastike…

94
0
Shares

Opozita do të zhvillojë sot protestën, vendim të cilën e morën menjeherë sapo Gramoz Ruçi zhvendosi seancën e së enjtes për ditën e sotme.

Në orën 17:00 do të jetë një protestë e qytetarëve para Parlamentit ashtu sikurse u bë dhe një javë më parë.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për mediat, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk ka dhënë deklarata politike siç e quan ai, por vetëm ka shpjeguar masat që do të merren.

Lleshaj ka komentuar vendimin e AKEP me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për mbylljen e valëve të telefonisë celulare për disa orë më 21 shkurt, kur opozita protestoi para parlamentit të rrethuar me tela me gjëmba.

I pyetur nga gazetarët nëse do ketë sërish masa të tilla edhe sot pasdite,  Lleshaj nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi një fakt të tillë, ndërsa nuk e cilësoi si masë drastike bllokimin e valëve.

“Nuk di të ketë masë drastike të tillë dhe mbyllja e valëve telefonike nuk ishte masë drastike kur bëhet në shërbim të mbarvajtjes së sigurisë së gjithë protestës apo jo pjesëmarrësve të saj”, u shpreh ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY