Shkup, në pranga dy ish-ministra dhe ish-kryetari i Parlamentit

Shkup, në pranga dy ish-ministra dhe ish-kryetari i Parlamentit

46
0
Shares

Policia maqedonase ka ndaluar pasditen e së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski dhe dy ish-anëtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, nën dyshimin e përfshirjes se tyre në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlament, prillin e vitit 2017.

Të ndaluarit u dërguan në Gjykatën Themelore në Shkup.

Sipas mediave vendase, duke cituar burime brenda prokurorisë, thuhet se edhe për ish-kryeministrin Gruevski është lëshuar urdhër-arresti, po për këtë çështje.

Gruesvki vazhdon te mbetet në Hungari, ku ka gjetur strehim, duke iu shmangur në këtë mënyrë drejtësisë pas denimit me dy vjet burg për korrupsion në tenderin për blerjen e një makine Mercedes me vlerë prej rreth 600 mijë eurosh.

Procesi gjyqësor është drejt fundit. Kanë mbetur edhe katër persona të akuzuar, avokatët e të cilëve duhet të bëjnë fjalën përmbyllëse. Dënimet më të ulëta për këtë rast parashikohen të jenë së paku 10 vjet burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY